Përfundon numërimi në Podujevë, LDK’ja del e para

  • 08 October 2019 - 15:30
Përfundon numërimi në Podujevë, LDK’ja del e para

Komisioni Qendor Zgjedhor ka përfunduar procesin e numërit të votave në Komunën e Podujevës. Fituese në këtë komunë ka dal Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në bazë të rezultateve të publikuara në ëeb faqen e KQZ’së, LDK’ja ka marrë rreth 15 mijë vota në këtë komunë apo 38.51 për qind. Pas LDK’së, me numër më të madh të votave renditet VV’ja. Ky subjekt ka marrë mbi 13 mijë vota apo 34.44 %.

Sipas rezultateve të KQZ’së, PDK’ja mezi ka marrë 7 mijë vota, derisa koalicioni AAK-PSD ka marrë rreth 1 mijë e 800 vota. 

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë shkon në mbi 3 mijë.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e parë në nivel vendi është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këtë rezultat nuk përfshihen votat me kusht, votat e diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

(Kosova Sot Online)