Turqia i kundërpërgjigjet Trumpit, pas kërcënimit

  • 08 tetor 2019 - 19:28
Turqia i kundërpërgjigjet Trumpit, pas kërcënimit

Mesazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është i qartë,  Turqia nuk është një vend që vepron nën kërcënim, deklaroi zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay duke iu referuar fjalëve të Donald Trump për tronditjet e mundshme për ekonominë turke në rast se qeveria e Erdogan tejkalon “caqet” në operacionin ushtarak kundër milicisë kurde në Sirinë Verilindore.

”Kur bëhet fjalë për sigurinë tonë, Turqia do të ndjekë rrugën e vet me çdo çmim”, shtoi Oktay duke folur në një ceremoninë e hapjes së të vitit akademik në Ankara.

Ky reagim i Ankarasë vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Turqia do të përballej me pasoja ekonomike nëse Ankaraja ndërmerrte ndonjë veprim në Siri që konsiderohej ”jashtë caqeve” nga administrate amerikane.

”Siç kam thënë fuqishëm edhe më parë dhe thjesht për të përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me urtësinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë caqeve, unë do t’a shkatërroj dhe do ta fshij plotësisht ekonominë e Turqisë”, shkroi Trump në Twitter.

Sipas tij, SHBA ka bërë shumë më tepër sesa dikush mund të priste ndonjëherë, përfshirë kapjen e 100% të kalifatit të ISIS-it.

”Tani është koha që të tjerët në rajon, të mbrojnë territorin e tyre. SHBA-ja është e shkëlqyer”, tha Trump.


(Kosova Sot Online)