Kandidatët që s’morën shumë vota as në vendlindjen e tyre

  • 08 tetor 2019 - 20:14
Kandidatët që s’morën shumë vota as në vendlindjen e tyre

Shumë figura të njohura në skenën politike kanë marrë rezultate zhgënjyese në zgjedhjet e 6 tetorit

Një vend në Kuvendin e Kosovës po synonin më shumë se 1.000 kandidatë.

Shumë emra të rinj në listë, por edhe të tillë që janë figura të njohura në skenën politike në Kosovë i hynë garës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, jo të gjithë kanë marrë përkrahje nga qytetarët.

Ndonëse rezultatet përfundimtare nuk dihen akoma, në lista të publikuara ka të tillë, që në një qytet të tërë, kanë siguruar vetëm dy vota.

Shumë kandidatë të rinj, nuk ishin as afër ta fitonin pozitën e deputetit. Por jo vetëm.

Emra të njohur në skenën politike, nuk kanë gëzuar mbështetje as në vendlindjen e tyre.

Sipas listave jozyrtare të publikuara, Milaim Zeka, i cili në legjislaturën e kaluar ishte deputet, në vendlindjen e tij ka marrë vetëm nëntë vota, ndërsa partia e tij në nivel vendi vetëm 0.14%.

E Avdullah Hoti, dikur udhëhiqte ministrinë e financave. Por me sa duket puna e tij nuk iu ka pëlqyer shumë bashkëvendasve të tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, i njëjti ka marrë 300 vota nga rreth 1500 persona me të drejtë vote.

E numër të vogël të votave në vendlindje ka marr edhe Dardan Molliqaj. Ai në Deçan ka siguruar vetëm 800 vota.

Ndaj rezultateve dikush ka qëndruar i heshtur, por ka edhe të tillë që kanë marrë përgjegjësi.

Gjatë së martës, Mustafë Graica nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka vendosur të largohet nga strukturat partiake pasi nuk mori përkrahje nga qytetarët ditën e zgjedhjeve.

E ky rezultat për shumë kandidat, sipas analistit Imer Mushkolaj ka një mesazh.

Sipas tij, këta kandidat nuk kanë përfaqësuar si duhet interesat e qytetarëve.

E Shpend Ahmeti ndonëse udhëheq kryeqytetin, duket se nuk ka marrë përkrahje nga qytetarët e tij.

E ky rezultat sipas Mushkolajt është një mesazh për të.

Megjithatë rezultatet përfundimtare për kandidatët për deputetë akoma nuk janë publikuar.

(Kosova Sot Online)