Defekti në KOSTT shkakton ndalesa të energjisë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

  • 08 tetor 2019 - 20:42
Defekti në KOSTT shkakton ndalesa të energjisë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Si shkak i rënies së Transformatorit të KOSTT'it TR1 110/35/10 kV në nënstacionin "Prishtina 1" pa energji elektrike pak pas orës 19:00  kane mbetur mbi 25 mijë konsumatorë, ku përfshihet gati gjysma e Fushë Kosovës daljet në linjën deri në Lagjen Marigona e nga aty drejt Badovcit. 

Pjesës më të madhe të konsumatorëve i është rikthyer energjia pas rreth 20 minutash, por një pjesë e tyre kanë qenë pa energji elektrike rreth një orë. Ekipet e KEDS kanë dalë në terren menjëherë duke dhënë kontributin e tyre që t'u rikthehet të gjithëve energjia elektrike sa më shpejtë.

(Kosova Sot Online)