Lista me kandidatët më të votuar

  • 08 October 2019 - 22:49
Lista me kandidatët më të votuar

Tanimë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga KQZ në nivel vendi dhe kanë dalur rezultatet preliminare. Media  ka siguruar listën me vota për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Gjakovës.

Ky koalicion ka dalur fitues në këtë komunë dhe ka marrë gjithsej 14.053 vota. Bartësi i listës, Ramush Haradinaj, ka marrë 11.632 gjithsej në këtë komunë. Ish-kryetari i kësaj komune, Pal Lekaj, përsëri ka marrë mbështetje solide me 6.082 vota.

Daut Haradinaj ka marrë 3.565 vota, pastaj Burbuqe Deva-Bakija ka 2757 vota dhe Teuta Haxhiu 2.682 sosh. Prej PSD’së i vetmi kandidat që ka marrë një pjesë të mirë të votave është Driton Çaushi me 1.184 vota.


(Kosova Sot Online)