Zbulohen prapaskenat: Ja pse Richard Grenell u emërua përfaqësues special nga Trump

  • 09 October 2019 - 07:35
Zbulohen prapaskenat: Ja pse Richard Grenell u emërua përfaqësues special nga Trump

“Emërimi I ambasadorit Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet parë si një vendosmëri të SHBA-ve për ti dhënë një epilog dialogut Kosovë-Serbi, pasi ky proces nën udhëheqjen apo ndërmjetësimin e Brukselit, sikur degradoi pa ndonjë rezultat evident në marrëdhëniet në mes dy shteteve, që herë herë krijohej përshtypja se procesi i dialogut më shumë i tensionoj marrëdhëniet Kosovë-Serbi, se sa bëri normalizimin e tyre”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Emërimin e një përfaqësuesi special nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të qenë pjesë e bisedimeve me Serbinë në procesin që pritet të fillojë së shpejti, analisti politik Nexhat Haziri e konsideron si përpjekje të Amerikës për të përmirësuar dhe kthyer në rrugë të duhur procesin e deritanishëm të devijuar plotësisht dhe të dështuar nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Image
Nexhat Haziri

Me këtë emërim të Richard Grenellit, analisti Haziri beson se do të dështojë plani i ndarjes që është akorduar dhe propozuar nga Thaçi e Vuqiqi, e për të cilin ka pasur shumë debat politik e media, brenda dhe jashtë vendit.

“Emërimi I ambasadorit Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet parë si një vendosmëri të SHBA-ve për ti dhënë një epilog dialogut Kosovë-Serbi, pasi ky proces nën udhëheqjen apo ndërmjetësimin e Brukselit, sikur degradoi pa ndonjë rezultat evident në marrëdhëniet në mes dy shteteve, që herë herë krijohej përshtypja se procesi i dialogut më shumë i tensionoj marrëdhëniet Kosovë-Serbi, se sa bëri normalizimin e tyre. Ky hap nga ana e Vashingtonit, është një lajm I mirë për Kosovën, për faktin se tani do të kemi një proces shumë më dinamik dhe shumë më përmbajtjesor, që të bën të besosh në arritjen e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk do të prek kufijtë aktual të Kosovës, pra do të përjashtoj të ashtuquajturin korrigjim kufijsh, nuk do të cenon funksionimin e brendshëm të Kosovës si shtet, por kjo marrëveshje, duke pasur parasysh edhe ndikimin e Gjermanisë, do të arrihet në bazën e një njohje reciproke në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Haziri, deri sa nuk ka bashkëbisedues nga pala kosovare për ndarje të territorit të Kosovës në vija etnike, ideja e ashtuquajtur “Korrigjim kufijsh” është e vdekur, mirëpo për të shmangur tërësisht këtë ide, duhet të largohet edhe Hashim Thaçi nga ku proces i rëndë e historik.

“Nëse pala kosovare dëshiron që këtë temë ta mbaj sa më larg tavolinës, po ashtu duhet ta mbaj edhe Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij sa më larg procesit të dialogut me Serbinë. Kjo do të ishte një ndihmë të cilën shteti i Kosovës do të ju ofronte akoma më shumë, e do të jua bënte më të lehtë, angazhimin e e miqve të Kosovës që janë kundër këtij opsioni”, tha Haziri për ”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)