Rezultati skandaloz i Shpend Ahmetit, vjen denoncimi i rëndë

  • 09 October 2019 - 13:37
Rezultati skandaloz i Shpend Ahmetit, vjen denoncimi i rëndë

“Kjo bandë rrugaçësh e shkatërruan Prishtinën dhe e bënë lëmsh, që është vështirë tani t'i gjendet fija. Jepnin leje ndërtimi për para, i shitën toka në zemër të Prishtinës bandës serbiane Devolli, ju jepen tender akrabave të tyre dhe një bjeshkë hajnish, për të cilat akoma flenë aktakuzat e hajnisë në sirtarët e prokurorisë së kalbur atje. Dhe lëre që nuk u burgosën këtë grup hajnash po merreni me mend i lënë të lirë edhe akoma të merren me politikë dhe të lehin sertë si qenët e çartur dhe pa pushuar”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend nuk janë ndjerë aspak të befasuar me fiaskon që e pësoi Shpend Ahmeti dhe PSD-ja në zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës.

Sipas analistëve, lidhja me krimin e organizuar e kupolës qeverisëse të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut e të tjerëve, dhe injorimi i qytetarit me problemet e përditshme, ka bërë që të humbet besimi dhe qytetarët të përgatiten për momentin e duhur që ta ndëshkojnë kryetarin mashtrues dhe të inkriminuar në korrupsion.

Kështu mendon dhe vlerëson edhe analisti politik, Reshat Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

“Personalisht, për mua, ka qenë shumë i pritshëm ky rezultat skandaloz i Shpend Ahmetit, e ç´është e vërteta, bile nuk e kam pritur kështu, e kam pritur ndëshkimin akoma më të thellë, sepse pritjet për ndëshkimin që do të ndodhë një ditë kundër kësaj bande i kam paralajmëruar që kohë më parë para zgjedhjeve, sepse populli e kuptoi se çfarë dallaveresh, hajnie, matrapazllëqe e pazare të pista kanë bërë këta banditë kundër prishtinasve dhe të gjithë atyre zonave përreth”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, për 6 vite të plota të qeverisjes me Prishtinën, Shpend Ahmeti me Dardan Sejdiun nuk kanë bërë gjë tjetër përveç krijimit të lidhjeve me bizneset e inkriminuara për përfitime personale, dhe tregti me leje ndërtimi, për çka edhe janë denoncuar në prokurorinë Speciale, por mbrojtja nga krimi i organizuar dhe nëntoka i ka bërë ata të jenë të pa prekshëm nga drejtësia. {lajme}

“Kjo bandë rrugaçësh e shkatërruan Prishtinën dhe e bënë lëmsh, që është vështirë tani t´i gjendet fija. Jepnin leje ndërtimi për para, i shitën toka në zemër të Prishtinës bandës Serbiane Devolli, ju jepen tender akrabave të tyre dhe një bjeshkë hajnish, për të cilat akoma flenë aktakuzat e hajnisë në sirtarët e prokurorisë së kalbur atje. Dhe lëre që nuk u burgosën këtë grup hajnash po merreni me mend i lënë të lirë edhe akoma të merren me politikë dhe të lehin sertë si qenët e çartur dhe pa pushuar”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, Badallaj thotë se mrekullia e ndëshkimit ndaj këtij grupi kriminal ndodhi nga vota qytetare, dhe tani ky ndëshkim nuk ka kthim mbrapa, por është ndëshkim vdekjeprurës politik për Shpend Ahmetin dhe grupin.

“A nuk është pasqyra për të parë se sa mijëra vota humben vetëm në Prishtinë këta hajna e mashtrues të pa skrupull të lidhur me krimin dhe nëntokën.. dhe mirë ja bënë ata që i ndëshkuan. Mirë ja bënë këtij grupi rrugaçesh që për para dhe karrierë ja kthyen shpinën asaj shtëpisë që e kishin të përbashkët, VV-së, dhe morrin rrugën e zanatin e hajnisë. Po ashtu, kjo u pa se të gjitha votat i kanë marr në mandatet e kaluara në emër të subjektit tjetër, pra të Vetëvendosjes dhe le ta bëjnë krahasimin tani që humbën shumë turpshëm, me marre e me faqe të zezë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Me këtë ndëshkim nga populli, Badallaj thotë se Shpend Ahmeti me grupin morrin mesazhin e qartë, sipas të cilit sa më shpejtë duhet të largohen edhe nga qeverisja e komunës, ndryshe ka rrezik që të ndiqen me dhunë nga qytetarët.

“Pra, këtij matrapazi dhe atyre këlyshëve të vegjël më besoni se ju ka afruar laku rreth grykës dhe bile është pak për t´i gozhduar si Krishtin në kryq dhe atë publikisht, dhe është pak, sepse shume kusure i kanë borxh popullit të vuajtur që ia kthyen shpinën dhe i mashtruan për jetë më të mirë, dhe këta hanin e pinin me gjakzinjët serbian e populli mblidhte kafshatën e gojës edhe neper plehra. Pra shkurt e shqip, Shpend hajni dhe të gjithë ata hajnat tjerë qe i ka rrotull janë në siklet të madh nga shuplaka që e morën nga populli. Ata duhet të bëhen kati për tu larguar vetë se përndryshe populli është në këmbë dhe i gatshëm për t´i larguan, sepse nuk meritojnë më jo vetëm të jenë aty, po as të duken rrugëve të Prishtinës”, përfundoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)