Kapet një tjetër person i shumëkërkuar, pranga teksa ishte në banesë, ja pse akuzohet

  • 09 October 2019 - 14:51
Kapet një tjetër person i shumëkërkuar, pranga teksa ishte në banesë, ja pse akuzohet

Kapet dhe vihet ne pranga ne banesen ku jetonte aktualisht ne Fier nje tjeter person shume i kerkuar pasi rezulton i denuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

 

Fier Finalizohet operacioni i koduar "Dërmënas". Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë". Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi: •F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha". Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë". Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, October 9, 2019

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)