Kryhet edhe takimi Mustafa -Osmani me Grenell

  • 09 October 2019 - 15:54
Kryhet edhe takimi Mustafa -Osmani me Grenell

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit Special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës e kandidates për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, raporton media.

Përveç përfaqësuesve të LDK-së, Grenell fillimisht u takua edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me të parin e VV-së, Albin Kurtin, me të cilët u bë e ditur se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell gjatë ditës do të takohet edhe me liderë tjerë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)