Përplasje VV-PDK: “Kemi me ju vjerr në shesh”, “do të përfundoni si Gadafi”

  • 09 October 2019 - 17:23
Përplasje VV-PDK: “Kemi me ju vjerr në shesh”, “do të përfundoni si Gadafi”

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku Vetëvendosje u radhit si parti e parë, kjo e fundit pati disa përplasje me PDK-në e Kadri Veselit.

Një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, aktori dhe regjisori Ard Islami tha se ka marrë një mesazh kërcënus nga përkrahës të VV-së,

 “Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, pretendon Ard Islami t’i ketë shkruar dikush.

Ndërsa sot, rreth 1 orë më parë, përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit.

Në reagimin e tij, Gashi pretendon se kërcënimi ka ardhur nga ndonjë përkrahës i Vetëvendosjes dhe me këtë rast kërcënon duke thënë se Albin Kurti “për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton”.

“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
 

Image

(Kosova Sot Online)