Trump: Ndërhyrja në Lindjen e Mesme, vendimi më i keq i Amerikës

  • 09 October 2019 - 19:34
Trump: Ndërhyrja në Lindjen e Mesme, vendimi më i keq i Amerikës

“Ndërhyrja në Lindjen e Mesme ishte vendimi më i keq në historinë e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kishin shkuar kurrë në Lindjen e Mesme. Luftërat e kota pafund kanë mbaruar për ne!”, u shpreh Donald Trump, tri ditë pasi njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga zonat pranë kufirit turk, në veri të Sirisë.

Kjo tërheqje duket se i dha udhë një operacioni ushtarak turk kundër forcave kurde, aleate të Uashingtonit në luftën kundër xhihadistëve.

Pas kritikave të shumta, presidenti amerikan i shumëfishoi deklaratat e tij në lidhje me këtë temë, në veçanti kundër Turqisë, megjithatë vazhdon të mbetet i vendosur për t’u dhënë fund luftërave pa fund, që është një nga premtimet e fushatës së tij.


(Kosova Sot Online)