Vlora Dumoshi: Jam gruaja më e votuar në Prishtinë

  • 09 October 2019 - 20:03
Vlora Dumoshi: Jam gruaja më e votuar në Prishtinë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, po e konsideron vetën si femra më e votuar nga kandidatet për deputete në Prishtinë.

Ajo ka shkruar se sipas të dhënave të fundit, në pesë degët e LDK’së në Prishtinë, radhitet femra më e votuar nga të gjitha kandidatet për deputete në kryeqytet.

“Nga të dhënat e fundit të 5 degëve të LDK-së në Prishtinë, nga zgjedhjet e 6 tetorit, rradhitëm femra më e votuar nga kandidatet për deputete në kryeqytet”, ka shkruar Dumoshi.

Krejt në fund ajo ka falënderuar kryeqytetin.

“Faleminderit PRISHTINË!”, falënderoi ajo.

(Kosova Sot Online)