Nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu fajësohen për humbjen e LDK’së

  • 09 October 2019 - 20:13
Nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu fajësohen për humbjen e LDK’së

E përmbylli fushatën në komunën me të cilën udhëheq për shumë vite me radhë. Nga Gjilani shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh  i bindur në fitoren e Vjosa Osmanit.

Por dy ditë më vonë rezultatet nxorën në shesh të kundërtën e asaj që u tha këtu.

Ishte pikërisht Gjilani njëra nga  befasitë e këtyre zgjedhjeve.

Në këtë qytet që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, fitues doli një tjetër parti. Këtu me rreth 6 mijë vota dallim me vendin e dytë, e para doli Lëvizja Vetëvendosje.

E ndryshe nga Gjilani, një bastion tjetër i LDK-së, nuk u thye.

Në Podujevë, ku tash e shumë vite qeverisë Agim Veliu, fitues doli LDK-ja.

Por, edhe këtu dallimi me Vetëvendosjen ishte shumë i vogël. LDK, doli e para me mbi 1500 vota dallim me partinë që e drejton Albin Kurti.

E sipas ish anëtarit të LDK-së, Rexhep Osmani, krejt këto nuk janë të pa qëllimshme.

Ai thotë se LDK është humbësja e këtyre zgjedhjeve, sepse nuk doli e para në disa qendra të mëdha të Kosovës.

Osmani është shprehur i sigurt se nëse Vjosa Osmani do ishte kryetare e LDK-së fitorja e kësaj partie do ishte e pa shamngshme.

E ajo që e ka kritikuar Hazirin menjëherë pas rezultatit është edhe ish anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla.

Por jo të gjithë mendojnë se humbja e LDK-së në Gjilan ishte e qëllimshme.

E shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së thotë se përkundër humbjes Gjilani mbetet bastion  i LDK-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ata po presin edhe numërimin e votave me kusht e atyre me postë, por duket se një koalicion mes LDK-së e VV-së, nuk është i pamundur.

(Kosova Sot Online)