Zeka: ish-shokët e mi të luftës ndërtuan një demokraci të Afganistanit

  • 09 tetor 2019 - 21:05
Zeka: ish-shokët e mi të luftës ndërtuan një demokraci të Afganistanit

Kandidati për kryeministër nga radhët e PEK’ut, Milaim Zeka, ndër të tjera thotë se i është gëzuar maksimalisht fitores së opozitës dhe se kjo është sikur arritja e lirisë dhe pavarësisë. Ai ka pasur fjalë të rënda për liderët e deritanishëm të Republikës së Kosovës.

“20 vite është ndërtuar një diktatur e egër, një diktatur primitive larg asaj të Enver Hoxhës dhe Fatmir Batallit”, ka thënë Zeka.

“Kemi pasur më shumë demokraci në vitet e 70’ta dhe 80’ta. Ndërsa ish-shokët e mi të luftës ndërtuan një demokraci të Afganistanit e cila gjithçka ka pasur gjithçka vetëm demokraci jo. Duke ndërtuar grupe të ngushta të interesit kanë kanë arritë të shkatërrojnë çdo por të shtetit”

Tutje Zeka shton se liderët e deritanishëm kanë krijuar një imazh shumë të keq tek ndërkombëtarët.

“Këta arritën deri në atë pikë sa ndërkombëtarët kanë pasur bindje se në Kosovë nuk ka pasur asgjë. As radio, as televizion, as shkollë, as spital, as çerdhe as asgjë. Ata e bindën UNMIK’un, mision për të cilin kam shumë kritika, se me ta gjithçka fillon nga zero. Këta e shkatërruan sistemin shëndetësor. I cili prapë po them se në kohë të Titos e Enver Hoxhës nuk është dashtë të shkohet në Turqi për trajtim ndërsa kur shkonim në Beograd po trajtohen si kafshët”.


(Kosova Sot Online)