Kelmendi: Albin Kurti nuk mund t’i realizoj premtimet e fushatës

  • 09 October 2019 - 21:57
Kelmendi: Albin Kurti nuk mund t’i realizoj premtimet e fushatës

Kreu i partisë Fjala, parti kjo e cila nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër i vendit e ka të pamundur t’i realizoj premtimet e fushatës.

“Albin Kurti si kryeministër e ka të pamundur t’i luftoj njerëzit e PDK’së brenda institucioneve”, është shprehur Kelmendi.

Ai tha se premtimet e realizuara gjatë fushatës, Kurti nuk mund t’i realizoj.

“Ai e ka të pamundur t’i realizoj premtimet e fushatës”, ka thënë Kelmendi.

Gjithashtu Kelmendi shtoi se koalicionin VV-LDK e sheh si diçka të vështirë të ndodh.

(Kosova Sot Online)