
Lexoni edhe:
Vrasja e kosovarit që tronditi Gjermaninë, sot bëhet varrimi në Kosovë
Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident, pro fatmirësisht pa të lënduar.
Sipas pamjeve të siguruara nga media dy makinat e përplasura kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa njëra nga to edhe është përmbysur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar. Vrasja e kosovarit që tronditi Gjermaninë, sot bëhet varrimi në KosovëLexoni edhe:
“Mund të iu konfirmoj se para disa minutave në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gremnik, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy vetura. Policia dhe ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të para, raportohet se nuk ka të lënduar, dhe vetëm dëme materiale”, ka thënë Rugova.
(Kosova Sot Online)