Haradinaj takon parlamentarët gjermanë, i falënderon për qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve

  • 10 October 2019 - 11:53
Haradinaj takon parlamentarët gjermanë, i falënderon për qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar sot gjatë ditë një delegacion nga Bundestagu Gjerman.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë në Facebook se mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave është i domosdoshëm.

Ai nuk e ka lënë pa e përmendur edhe çështjen e kufijve duke shtuar se Gjermania ka qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve.

“Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai.

 

Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe...

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, October 10, 2019

(Kosova Sot Online)