Qeveria Kurti me 12 ministri, 30 përqind femra

  • 10 October 2019 - 14:07
Qeveria Kurti me 12 ministri, 30 përqind femra

Pas përfundimit të takimit të Albin Kurtit me Vjosa Osmanit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK’në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendësministrave në qeverinë e re, poashtu ta rrisin edhe numrin e përfaqësimit të gjinisë femërore në qeveri.

Kurti tha se qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri.

“U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)