Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia po heton rastin

  • 10 October 2019 - 14:34
Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia po heton rastin

Të mërkurën në Prishtinë është raportuar për një vdekje e cila është cilësuar e dyshimtë nga ana e policisë

Rasti ka ndodhur mesnatën e së enjtes në rrugën Mehmet Dradica në Prishtinë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)