1 vit burgim për të akuzuarin për sulm seksual

  • 10 tetor 2019 - 14:43
1 vit burgim për të akuzuarin për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit V.K për veprën penale Sulm seksual nga neni 229 par.2, pika 2.3 të KPRK-së.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.08.2019 deri me 10.10.2019.

Të akuzuarit V.K me aktvendim të veçantë i është ndërprerë paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

“Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike.Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

(Kosova Sot Online)