U godit nga vetura në Ferizaj, vdes në QKUK shtetësja e Shqipërisë

  • 10 tetor 2019 - 15:06
U godit nga vetura në Ferizaj, vdes në QKUK shtetësja e Shqipërisë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj ku vetura ka goditur një këmbësore. Viktima ka ndërruar në QKUK pas plagëve të marra nga aksidenti

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj, ku i dyshuari ka goditur me veturën e tij këmbësoren shtetase të Shqipërisë. 

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)