Ja kush e thotë: Këto janë arsyet pse LDK nuk i beson Vetëvendosjes për koalicion

  • 10 tetor 2019 - 16:43
Ja kush e thotë: Këto janë arsyet pse LDK nuk i beson Vetëvendosjes për koalicion

"Vetëm AAK njëherë mbetet të hyj në këtë koalicion eventual dhe të i bëjë votat për kryeministër, gjë që LDK prapë nuk ia ka besimin që Albini mund të qeverisë. Ata janë mësuar të kritikojnë por jo edhe të ofrojnë diçka konkrete kanë një program ideor arkaik jo të ekonomisë së tregut, pra ka shumë gjëra që e frikësojnë LDK-në dhe ia pamundësojnë koalicionin me LVV", tha Burjani.

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë krijuan një ndryshim politik në Republikën e Kosovës, ku sipas analistëve po krijohet vetëdija e plotë e qytetarëve për tu shkëputur nga mbajtja peng e proceseve për shtet ndërtim dhe zhvillim, duke votuar dhe mbajtur në pushtet ish-komandantët.

Sipas analistëve, ka filluar shkëputja nga gjenerata e politikanëve të shpenzuar dhe të dështuar për këto dy dekada, dhe duke filluar instalimin e një gjenerate të re politikanësh e cila shumë shpejtë do ta po sfidon dhe nxjerr jashtë loje gardën e vjetër të politikanëve të Kosovës.

Në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online" foli analisti dhe juristi, Blerim Burjani, i cili tha se pakënaqësia e madhe e ka shty qytetarin të ndryshojë gjendjen aktuale, pra të fitojë opozita e dikurshme LVV dhe LDK.

Image
Blerim Burjani

"Është hapi i parë i bërë eventualisht nëse do të ketë koalicion VV dhe LDK, që po ashtu është një pikëpyetje e madhe, se sa beson LDK në VV që mund të shtyjë proceset përpara në mënyrë normale dhe duke respektuar kushtetutën dhe ligjet në fuqi që LDK është parti insitucionaliste e jo aventuriste dhe anarkiste, LDK nuk ka ndonjë besim që me VV mund të ndryshojë gjë, përveç se me hy e me mbet në fillim të rrugës", tha Burjani për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se shpresat janë të vogla që të ketë ndryshime në Kosovë.

"Ndryshimet, pra shpresat janë të vogla, LDK-së i konvenon të ketë një qeveri të zgjeruar ku do të qëndron më mirë dhe me pozitivitet në ndryshim, nuk ia ka besimin kësaj lëvizje që përveç dëshirës për të udhëheq me Qeveri nuk është ndonjë komponent tjetër thelbësorë, iu mungojnë si VV kuadrot, programi i tyre utopik për ekonomin e tregut kjo do të thotë se duhet të kenë një program plotësisht ndryshe që proklamuar VV për të ec përpara ky koalicion pastaj pa një partner të tretë s'mund të ketë qeveri LVV dhe LDK", shtoi ai. 

Gjithashtu, Burjani e sheh si opsion edhe AAK-në që të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen.

"Vetëm AAK njëherë mbetet të hyj në këtë koalicion eventual dhe të i bëjë votat për kryeministër, gjë që LDK prapë nuk ia ka besimin që Albini mund të qeverisë. Ata janë mësuar të kritikojnë por jo edhe të ofrojnë diçka konkrete kanë një program ideor arkaik jo të ekonomisë së tregut, pra ka shumë gjëra që e frikësojnë LDK-në dhe ia pamundësojnë koalicionin me LVV", tha Burjani.

"Ndryshimi është vështirë të ndodh i duhen këtij koalicion eventuale dy mandate për të bërë diçka sa i përket PDK dhe PAN ata duhet të jenë e kaluara jo më e ardhmja e shtetit ata e kanë sjellë shtetin deri këtu me përplot probleme, korrupsion pasurim pa bazë s'ka komandant më, por mund të ketë në pushtet anarkistë dhe probleme tjera që shkojnë kah jo stabilitetit politik një ndryshim revolucionar nuk është i mundshëm, pra evolutive, por evolucioni kërkon kohë për të bërë diçka. Gjërat nuk bëhen me shpejtësi për të bërë keq edhe më shumë LDK dhe VV nuk duhet të marrin me vete me parit të PAN apo milionerët e dikurshëm të pushtetit me paranë e popullit, por ata nuk e done Listën serbe brenda dhe nuk kanë vota për të bërë qeverinë, pra është detyrë e rëndë për LVV dhe LDK dialogu është segment tjetër që rrëzon këtë koalicion, se VV pengon dhe bllokon gjithçka përmes kushteve që nuk qiten në dialog", përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)