Ndizet skenari i kuq për Kosovës, paralajmërohet skenari i rëndë...

  • 11 October 2019 - 07:54
Ndizet skenari i kuq për Kosovës, paralajmërohet skenari i rëndë...

“ E vetmja gjë që mund të bëjë "Qeveria Kurti" për të arsyetuar vendimin historik do jetë "karta" e rrezikshme e bashkimit kombëtar. Në rrethanat aktuale, pas ndarjes territoriale të Kosovës, "karta" e Kurtit për bashkim kombëtar mund t'i jep fund tragjik shtetësisë së Kosovës, ku dështimin në parandalimin e ndarjes së Kosovës, Albin Kurti do t'ia "faturojë" qeverisjes 11 vjeçare, përkatësisht presidentit Thaçi, ish kryeministrit Mustafa dhe kryeministrit paraprak Ramush Hradinaj”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse në zgjedhjet e 6 tetorit blloku i partive politike opozitare LDK-VV dolën fitues kundër ish partnerëve të koalicionit PANA, fitore që u përcoll me eufori të madhe në LVV, por edhe në LDK, analistët politikë konsiderojnë se para institucioneve të reja që do të drejtohen nga partnerët e rinj në qeverisje, janë duke pritur tema të nxehta që do të paraqesin sfidë serioze për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

Analisti politik, Florim Zeqa thotë se koalicioni LVV-LDK do të ballafaqohet me presion të madh të diplomacisë ndërkombëtare për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Serbinë, sepse këtë porosi madje e solli në Prishtinë edhe i dërguari special i presidentit Trump për bisedimet me Serbinë, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

“Qeverisë së re të Kosovës, gjegjësisht koalicionit në pritje LDK-LDV, i ka mbetur trashëgim nga koalicioni PAN, tema më serioze për shtetin, apo më mirë të themi “patatja e “nxehtë” e cila do t’i djeg dorën nga dialogu me rrezik koncesionesh të dëmshme me Serbinë. Bazuar në këtë fakt, qeverinë e re të Kosovës në ardhje e pret një sfidë e madhe dhe e mundimshme, një vjeshtë e nxehtë e zhvillimeve diplomatike dhe e presionit të madh ndërkombëtar për fillimin e shpejtë e pa kushte të bisedimeve me Serbinë, nga të cilat dhe prej të cilave varet e ardhmja e vendit dhe jetëgjatësia e qeverisë më të përfolur LDK-LVV”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa thotë se urgjenca e përgatitjes për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, iu është bërë e ditur ditë më parë të gjithë liderëve politik dhe krerëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesi special presidentit amerikan.

“Lidhur me këtë, i dërguari special i presidentit Trump, për bisedimet me Serbinë, ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, në takimet që i zhvilloi me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në detyrë dhe të partive politike e solli mesazhin qartë në Prishtinë, për temën më të nxehtë që e pret qeverinë në ardhje”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Se nga ky dialog në pritje për të filluar, ka rrezik të bëhen koncesione dhe kompromise të dhimbshme, analisti Zeqa tha se shqetësimi është i madh, ngase për këtë temë ka folur edhe Edvard Joseph, analist i njohur amerikan, i cili thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i rikujtuar Kosovës për rrezikun që e pret nga vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Sipas analistit Zeqa, kjo do të thotë se edhe SHBA-të kanë ndërruar qëndrim sa i përket zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, që i bie se do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“E vetmja gjë që mund të bëjë "Qeveria Kurti" për të arsyetuar vendimin historik do jetë "karta" e rrezikshme e bashkimit kombëtar. Në rrethanat aktuale, pas ndarjes territoriale të Kosovës, "karta" e Kurtit për bashkim kombëtar mund t'i jep fund tragjik shtetësisë së Kosovës, ku dështimin në parandalimin e ndarjes së Kosovës, Albin Kurti do t'ia "faturojë" qeverisjes 11 vjeçare, përkatësisht presidentit Thaçi, ish kryeministrit Mustafa dhe kryeministrit paraprak Ramush Hradinaj. Fitorja e vonuar e Albin Kurtit do të jetë fitore e "Pirros" për Kosovën”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)