Nga KQZ tregojnë kur përfundon numërimi i të gjitha votave

  • 11 October 2019 - 11:08
Nga KQZ tregojnë kur përfundon numërimi i të gjitha votave

Dje në KQZ ka filluar rinumërimi i 313 vendvotimeve, kjo pasi që ishte konstatuar se në disa formularë kishte pasur gabime teknike në përputhjen e të dhënave dhe rezultateve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë medie se për të bërë këtë do të duhen 4 deri në 5 ditë, derisa, të kryhen të gjitha rinumërimet.

“Do të na duhen 4-5 ditë për të rinumëruar këto vendvotime”, ka deklaruar Elezi.

I njejti, tutje, ka thënë se në fillim të javes tjetër ndëkaq do të fillojë edhe numërimi i votave me postë me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta.

“Besojmë nga fillimi i javës do të fillojmë edhe me numërimin e votave me postë, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Elezi.

Gjatë ditës së mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 313 vendvotimeve.  

10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 303 vendvotime të tjera do të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti .7; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1.

(Kosova Sot Online)