Vuçiq thyen heshtjen pas takimit me Grenell: Nuk dëshirojnë të na japin asgjë

  • 11 October 2019 - 14:01
Vuçiq thyen heshtjen pas takimit me Grenell: Nuk dëshirojnë të na japin asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin me Richard Grenell, të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin e tij me të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq kishte telashe të mëdha gjatë takimit me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kurse, sot Vuçiq ka thyer heshtjen duke bërë komentet e para lidhura me takimin.

“Askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë. Nuk dëshirojnë të na japin asgjë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Kovin, i pyetur nëse ardhja e Grenellit ofron bindjen se do të hiqet taksa dhe nëse nga Serbia do të kërkohet diçka në kompensim. 

(Kosova Sot Online)