Fillojnë përplasjet brenda LDK-së, Xhafer Tahiri i kundërpërgjigjet Agim Veliut: Vjosa i’a kthej fuqinë LDK-së

  • 11 October 2019 - 14:17
Fillojnë përplasjet brenda LDK-së, Xhafer Tahiri i kundërpërgjigjet Agim Veliut: Vjosa i’a kthej fuqinë LDK-së

Kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri, njiherit shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, dega në Vushtri ka falënderuar qytetarët Vushtrias për procesin demokratik të së dieles.

Tahiri ka çmuar lartë kandidatën për kryeministre të kësaj partije Vjosa Osmanin, sipas të cilit Vjosa ishte inspirim dhe model për ta rikthyer fitorën e LDK-së.

Ai ndër tjera ka shtuar se LDK në Vushtrri ka pasur rritje votash prej 2000 sosh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017-të.

“LDK në Vushtrri është subjekti politik me rritjen më të madhe në Vushtrri, prandaj lirisht mund të themi që është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Me afër 2000 vota rritje, ose 30% rritje në krahasim me vitin 2017, ne jemi në rrugën e duhur të rikthimit si parti lidere në Vushtrri. Për më tepër si degë jemi afër që të kemi përfaqësuese në Kuvend dhe dua të uroj Rrezartën, kryetare e FG për këtë rezultat. Po ashtu dus të falënderojë Dr. Hysin. Për kontributin shembullor për degën e LDK-së”, ka shkruar ai në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”

Postimi plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ju shprehë mirënjohjen time për një proces zgjedhor të qetë e demokratik.

Fituesve të zgjedhjeve në Vushtrri, partnerit tonë në koalicion VV i urojmë për rezultatin e arritur.

Vjosa ishte inspirimi i kësaj fushate model të LDK-së, duke e rikthyer LDK fuqishëm.

LDK në Vushtrri është subjekti politik me rritjen më të madhe në Vushtrri, prandaj lirisht mund të themi që është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Me afër 2000 vota rritje, ose 30% rritje në krahasim me vitin 2017, ne jemi në rrugën e duhur të rikthimit si parti lidere në Vushtrri. Për më tepër si degë jemi afër që të kemi përfaqësuese në Kuvend dhe dua të uroj Rrezartën, kryetare e FG për këtë rezultat. Po ashtu dus të falënderojë Dr. Hysin. Për kontributin shembullor për degën e LDK-së.

Na duhet ende shumë punë e angazhim por rruga përpara është e qartë, duhet të ndëgjojmë zërin e votuesit të LDK-së.

Të dashur aktivist e votues të LDK-së, si shef i shtabit zgjedhor të degës, ju shprehë falënderimet e përulësinë time për angazhimin tuaj në nëndegë, fshatra e lagje të qytetit. Vazhdojmë.

(Kosova Sot Online)