E konfirmojnë nga Prokuroria: Ismet Osmanit iu është ndërruar masa e arrestit

  • 11 October 2019 - 16:08
E konfirmojnë nga Prokuroria: Ismet Osmanit iu është ndërruar masa e arrestit

Ismet Osmanit të njohur si Curri është liruar sot nga paraburgimi.

Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar për media se i njejti është liruar me kaucion.

Rastin e ka konfirmuar për media  edhe avokati i tij Alban Arifi.

“U liru para burgimi kanë pushu shkaqet e arrestimit është liruar me kaucion”, ka thënë i njejti.

“Ju është ndërruar prej paraburgimit në masë me kaucion”, kanë thënë nga prokuroria.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.

Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)