NISMËS i shtohen 21 vota pas rinumërimit në një kuti votimi në Gllogovc

  • 11 October 2019 - 16:51
NISMËS i shtohen 21 vota pas rinumërimit në një kuti votimi në Gllogovc

Pas rinumërimit të votave në një kuti votimi në një prej vendvotimeve në Komunën e Gllogovcit, koalicionit NISMA-AKR-PD, i janë shtuar 21 vota.

Përderisa në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor figuronte se ky koalicion kishte arritur që të merrte vetëm një votë nga kjo kuti, sot pas rinumërimit atyre iu kanë shtuar 21 vota.

Ndryshe, rreth problemit me formularë kanë reaguar shumica e subjekteve politike të cilat po vlerësojnë se KQZ bën shkelje ligjore nëse dalin me rezultat zgjedhor pa e evituar problemin e formularëve.

Image

(Kosova Sot Online)