Vjosa Osmani: S’kemi ngrirje të bisedimeve me VV-në, vazhdojnë në një formë tjetër!

  • 11 October 2019 - 17:48
Vjosa Osmani: S’kemi ngrirje të bisedimeve me VV-në, vazhdojnë në një formë tjetër!

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka hedhur poshtë raportimet se partia e Isa Mustafës ka ngrirë bisedimet me Lëvizjen “Vetëvendosje” rreth krijimit të Qeverisë.

Ndonëse u raportua se bisedimet do të vazhdojnë pas certifikimit të KQZ-së, ndryshe u deklarua Osmani në një konferencë për media. 

“Nuk e di çfarë deklarata kanë qenë ato. Disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë. S’ka pas diskutim për me ngri diskutimet. Por do të vazhdojnë në nivel të ekspertëve, do t diskutohen çështjet programore. Kjo ka qenë”, është shprehur ajo. 

(Kosova Sot Online)