Pentagoni thërret Turqinë që ta ndërpresë ofensivën në Siri

  • 11 October 2019 - 17:58
Pentagoni thërret Turqinë që ta ndërpresë ofensivën në Siri

Pentagoni i ka bërë thirrje Turqisë që të ndërpresë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar “pasoja serioze” nëse nuk bindet.

Përmes një telefonate me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper “e ka bërë të qartë që SHBA-ja është kundër aksioneve të koordinuara të Turqisë” në veri të Sirisë.

Këtë e ka thënë sot zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman në një qëndrim. 

Esper i ka thënë Akar se sulmet turke “e vënë në rrezik progresin” në  luftimin e Shtetit Islamik dhe se “rrezikon pasoja serioze për Turqinë”, ka thënë Hoffman.

(Kosova Sot Online)