Londra dhe Brukseli intensifikojnë negociatat për të dalë nga ngërçi i Brexit’it

  • 11 October 2019 - 20:37
Londra dhe Brukseli intensifikojnë negociatat për të dalë nga ngërçi i Brexit’it

Londra dhe Brukseli ranë sot dakord për të filluar negociata intensive, në përpjekje për të dalë nga ngërçi i Brexit, 20 ditë nga divorci.

Të 27 shtetet anëtare kanë dhënë dritën e gjelbër për negociatorin e tyre, Michel Barnier, i cili ishte takuar në mëngjes me homologun britanik, Stephen Barclay, një takim i cilësuar si kontruktiv nga francezët.

Një bilanc për këto diskutime do të bëhet të hënën, një ditë para një takimi të ministrave të Çështjeve Europiane në Luksemburg, ku Michel Barnier do të jetë gjithashtu i pranishëm. 

Rezultati i tyre do të jetë vendimtar për samitin europian të 17-18 tetorit, teorikisht i fundit para divorcit më 31 tetor.

Pas një jave bisedimesh pa njoftime konkrete por me tensione të ashpra mes Londrës dhe europianëve, një erë optimizmi u shfaq dje mes Boris Johnson dhe homologut irlandez, Leo Varadkar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu irlandez, Leo Varadkar konfirmuan se parashikonin një rrugë drejt një marrëveshjeje të mundshme për çështjen e kufirit irlandez, pas një takimi për Brexit.

(Kosova Sot Online)