Përvëlohet një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç! Bie në vendin ku po zihej rakia

  • 11 October 2019 - 22:27
Përvëlohet një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç! Bie në vendin ku po zihej rakia

Fëmija shqiptar bie në gropën ku babai po ziente rakinë, pëson djegie e fraktura të rënda!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytezën e Skraparit, ku një fëmijë vetëm 2 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në gropën ku babai i tij po ziente një sasi rakie.

Si pasojë e rënies, fëmija ka pësuar djegie të rënda në trup si dhe disa fraktura. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Therepel dhe i gjithë komuniteti është tronditur nga lajmi i rëndë. I riu aktualisht është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Djali është në gjendje tejet të rëndë dhe nuk dihet ende nëse do të mund të shpëtojë.

(Kosova Sot Online)