40 mijë fletëvotime të pavlefshme, kjo është revolta e kosovarëve

  • 12 October 2019 - 07:32
40 mijë fletëvotime të pavlefshme, kjo është revolta e kosovarëve

“Shumë vota të dështuara por edhe shumë vota për Listën Srpska! Kjo është ashiqare revolte e përgjithshme qytetare ndaj kësaj kaste politike”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, të cilët po vazhdojnë ta përcjellin hap pas hapi finalizimin e zbardhjes së të gjitha votave nga zgjedhjet e 6 tetorit, dhe faturimin e tyre përfundimtar për secilin subjekt politik garues në këto zgjedhje, e shohin tepër shqetësues faktin se si qytetarët e zhgënjyer me kastën e tanishme politike, protestuan duke shkarravitur votën e prishur fletëvotimet në shenjë mos besimi ndaj klasës politike në Kosovë.

Image
Hasan Preteni

Rreth 40 mijë fletëvotime, që zbërthyer në vota, çon numrin e zhvlerësimit të hiq më pak se 200 mijë vota, pasi bëhet fjalë për nga 5 kandidatë në një fletëvotim, kanë dalë të pavlefshme

E sipas analistit, Hasan Pretni, kjo është një revoltë tepër e madhe qytetare.

Ai madje thotë se ka të dhëna që nga pakënaqësia në lidershipin tonë politik shqiptar, në qendra votimi etnikisht të pastra vetëm me votues shqiptar, janë gjetur edhe fletëvotime që e kanë votuar Listën Serbe, vetëm për të ju treguar se disa politikan shqiptar po jua kalojnë edhe atyre më sjelljet desatruktive ndaj shtetit dhe qytetarit.

“Shumë vota të dështuara por edhe shumë vota për Listën Srpska! Kjo është ashiqare revolte e përgjithshme qytetare ndaj kësaj kaste politike”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Tani sipas Pretenit, përmirësimi i këtij imazhi të keq, kthimi i besimit në kastën politike qeverisëse, është një barrë e madhe për qeverinë e re, nëse ajo arrin të bëhet nga koalicioni VV-LDK.

“Uroj që qeveria e re të reflektoj dhe të na u kthehet besimi tek qytetarët. Ishte ankth i madh, ishte pakënaqësi e madhe dhe depresion i fuqishëm. Uroj që gjithçka të merre veten dhe të kalojmë në rrugëtimin normal si shoqëri dhe si shtet”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)