Analisti i njohur shpërthen ndaj Shpend Ahmetit, e akuzon rëndë për...

  • 12 October 2019 - 07:45
Analisti i njohur shpërthen ndaj Shpend Ahmetit, e akuzon rëndë për...

“Kjo është e vërteta e sovranit! Keqpërdoruesit me ligjin dhe sjelljen e tyre, herët a vonë do të fitojnë atë që e meritojnë. Edhe Shpend Ahmeti me shpendarinë e tij duhet ta shohin veten e tyre se nuk mund gjatë të "çelin" zogj të llojit të veçantë e në kundërshtim me rregullat. Leverditë e këtyre tipave me bashkëpunim të nëntokës, nuk mund të zgjaten në kohë të pacaktuar”, tha Shkodra për “Kosova Sot Online “.

Pakënaqësia me qeverisjen e Prishtinës që nga mandati i parë, dhe vazhdimi me degradimin e plotë në mandatin e dytë të Shpend Ahemtit, tani në cilësinë e kreut të PSD-së, e mori ndëshkimin meritor në zgjedhjet e 6 tetorit, ndëshkim që sipas analistëve politikë, do të mbetet i shënuar në histori si model dhe shembull edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Image
Shefik Shkodra

Analisti politik, Shefik Shkodra thotë se nuk ka se çka të pritet tutje, sepse nuk ka se edhe çfarë të ndodhë tjetër për ta dëshmuar mungesën totale të legalitetit dhe legjitimitetit të Shpend Ahmetit për të vazhduar tutje të jetë kryetar i Prishtinës, por duhet t’i merret mandati dhe të zgjidhet një kryetar tjetër për mandatin e mbetur në dy vjetët në vijim.

“Kjo është e vërteta e sovranit! Keqpërdoruesit me ligjin dhe sjelljen e tyre, herët a vonë do të fitojnë atë që e meritojnë. Edhe Shpend Ahmeti me shpendarinë e tij duhet ta shohin veten e tyre se nuk mund gjatë të "çelin" zogj të llojit të veçantë e në kundërshtim me rregullat. Leverditë e këtyre tipave me bashkëpunim të nëntokës, nuk mund të zgjaten në kohë të pacaktuar”, tha analisti Shkodra për “Kosova Sot Online “.

Sipas tij, testi i qeverisjes me komunën e Prishtinës, e ka zbuluar gjithë karakterin e këtij grupi të ngushtë të interesit sigrup i inkriminuar i zhvatjes dhe abuzimit, prandaj qytetari me kohë e hetoi dhe shfrytëzoi rastin e parë që t’i ndëshkojë.

“Kanë mundur të jenë kuadro të mira edhe Dardani me kolègët e vet, po të mos ishin të mbrapshtë e madje të dhunshëm, shantazhues e me kërcënime, sikur këtë vend t'ua kishte lënë baba pronë me tapi, sikur të ishin forca politike monopoli e të paprekshëm. Sikur të mos ishin kompromisgjinj e interesgji të parcialitetit. Sikur të vepronin në baza të shëndosha për qytetin dhe vendin e tyre. Kështu duhet të dënohen nga qytetarët të gjithë ata që nuk i përgjigjen popullit. Vërtet kësaj radhe e deklasuan vetveten Shpendi dhe njësia e tij’, përfundoi analisti politik, Shefik Shkodra për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)