KQZ’ja sot mban mbledhje për rinumërimin e votave

  • 12 October 2019 - 07:55
KQZ’ja sot mban mbledhje për rinumërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:00 do të mbaj një mbledhje.

Pikat e rendit të ditës do të jenë aktivitete e SKQZ-së dhe të ndryshme.

Tek aktivitetet e SKQZ-së do të jepet raport lidhur me rinumërimin e vendvotimeve dhe për raport lidhur me periudhën e votimit përmes postës.

Ndryshe, dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të bëjë rinumërimin e 313 vendvotime për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Këto vendvotime nuk kishin arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, u shpreh se kanë rekomanduar që të rinumërohen 303 vendvotime për shkak se në formularët e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111.

(Kosova Sot Online)