Këta pritet që jenë deputetët e ardhshëm të Vetëvendosjes!

  • 12 October 2019 - 08:24
Këta pritet që jenë deputetët e ardhshëm të Vetëvendosjes!

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas rezultateve të KQZ-së, LVV-ja renditet e para me afro 26% duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 21%, kurse partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë.

Kësisoj, bazuar në votat e fituara, partia e Kurtit sipas gjitha gjasave do t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Indeksonline ka siguruar emrat e kandidatëve që kanë marrë vota të shumta dhe pritet të jenë pjesë e legjislativit.

Më poshtë, emrat e kandidatëve-eve që morën shumë vota:

Albin Kurti

Glauk Konjufca

Albulena Haxhiu

Arben Vitia

Yllëza Hoti

Mefail Bajqinovci

Hekuran Murati

Liburn Aliu

Haki Abazi

Arbërie Nagavci

Hajrulla Çeku

Artan Abrashi

Saranda Bogujevci

Valon Ramadani

Mimoza Kusari – Lila

Arbër Rexhaj

Arbëresha Kryeziu – Hyseni

Labinotë Demi-Murtezi

Mimoza Shala

Sylejman Rrahmani

Dimal Basha

Fjolla Ujkani

Salih Zyba

Fitore Pacolli

Fatmir Kollqaku-Mullhaxha

Xhelal Sveçla

Rexhep Selimi

Drita Millaku

(Kosova Sot Online)