Shkon në 6 numri i të arrestuarve, policia jep detaje: Persona të tjerë po…

  • 12 October 2019 - 09:42
Shkon në 6 numri i të arrestuarve, policia jep detaje: Persona të tjerë po…

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, që akuzohen se bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re.

Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Te lidhura

Djalin ia kërkon Policia, avokati nxjerr SMS me Ramën: Mos e përdor këtë telefon, po ta përsëris!

VIDEO/ Sherri në lokalin e basteve, momenti kur Santiago Malko qëllon ndaj vëllezërve Mumajesi, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë

Pamjet/ Turisti italian në Vlorë, shkon në një dyqan, por e kapin kamerat duke bërë veprimin e turpshëm

“Do paguaja shkollën e gocës”, zbardhet dëshmia e taksistit që e morën peng dhe i grabitën 2 mijë euro

Mashtronte edhe banka, si u arrestua italiani i dënuar me 12 vite burg në Berat pasi i zhvati një qytetari 10 mijë euro për…

(Kosova Sot Online)