KQZ: Janë rinumëruar 95 vendvotime, po bëhet numërimi i votave me kusht

  • 12 October 2019 - 11:48
KQZ: Janë rinumëruar 95 vendvotime, po bëhet numërimi i votave me kusht

Burim Ahmetaj nga Qendra për Numërimin e Votave ka thënë se deri dje është kryer rinumërimi i një pjese të kutive të votimeve dhe se sot do të vazhdohet edhe me pjesën tjetër.

‘’Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimit të votimeve Deri dje janë numëruar 95 vendvotime dhe jemi në proces për rinumërimin e të tjerave. Sot kemi vazhdu me procesin e vendosjes së numrave të zarfeve të vendvotmeve, që të regjistrohen në të dhëna. Nuk kemi ndërprerë procesin e rinumërimit, por votave me kusht u kemi kushtu më shumë vëmendje dhe në orën 11 vazhdojmë me procesin e numërimit’’, ka thënë Ahmetaj.

Tutje ai ka treguar se kur pritet të dalë rezultati final nga numërimi i votave.

‘’Jemi në regjistrimin e votave me kusht në bazën e të dhënave. Jemi në procesin e procesimit të të dhënave. Do të marrë edhe disa ditë kohë për rezultat final. Në ditët në vijim do ta dijmë situatën në detaje sa i përket votave të kandidatëve’.

(Kosova Sot Online)