Një i vdekur e 100 mijë të zhvendosur nga zjarri në Shtetet e Bashkuara

  • 12 October 2019 - 12:08
Një i vdekur e 100 mijë të zhvendosur nga zjarri në Shtetet e Bashkuara

Një zjarr i madh, i nxitur edhe nga erërat e forta, ka shpërthyer të premten në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. Ky zjarr i bllokoi disa rrugë dhe i detyroi rreth 100 banorë që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Së paku një persona ka vdekur nga ky zjarr, raportojnë autoritetet. Viktima besohet se është një burrë që vdiq nga sulmi në zemër përderisa po përpiqej të luftonte me zjarrin në pronën e tij. Ai nuk i kishte përfillur urdhrat e autoriteteve për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

Zjarri filloi në orët e vona të së enjtes dhe deri të premten në mesditë i përfshiu mbi tre mijë hektarë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e shpalli gjendjen emergjente të premten për rajonet Los Angelso dhe Riverside.

Autoritetet kanë përdorur helikopterë dhe aeroplanë me ujë dhe pluhur kundër djegies për t’i luftuar zjarret në natyrë, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)