Për pak ditë, Turqia vrau mbi 70 luftëtarë e 30 civilë në Siri

  • 12 October 2019 - 13:28
Për pak ditë, Turqia vrau mbi 70 luftëtarë e 30 civilë në Siri

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se 74 luftëtarë të koalicionit të udhëhequr nga kurdët janë vrarë nga ofensiva turke në pjesën veriore të Sirisë. Përpos luftëtarëve, nga këto sulme janë vrarë edhe 30 civilë.

Drejtori i organizatës vëzhguese, Rami Abdulrahman, gjithashtu tha se gjatë ofensivës janë vrarë edhe 49 luftëtarë të grupeve rebele të përkrahura nga Siria që nga fillimi i sulmeve të mërkurën që shkoi.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i ofensivës turke të mërkurën.

Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se dëshiron të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë, në të cilën më pas mund të vendosen refugjatët sirianë që tash për tash jetojnë në Turqi, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)