Plani për ndarjen, dalin detajet: Ja çfarë bëjnë në prapaskenë Thaçi, Rama dhe Vuçiq

  • 13 October 2019 - 07:17
Plani për ndarjen, dalin detajet: Ja çfarë bëjnë në prapaskenë Thaçi, Rama dhe Vuçiq

“Natyrisht se kjo ide nëpërmes presidentit Thaçi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, iu është transmetuar edhe në Washington ku të dytë përmes grupeve lobuese të tyre kanë tentuar që të marrin mbështetje të fuqishme nga administrate amerikane për planin e tyre, të mbështetur edhe nga presidenti serb Vuciq dhe pala ruse", tha Haziri.

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se përfaqësuesi special i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, karshi Gjykatës Speciale.

Image
Nexhat Haziri

Ai thotë se një presion i tillë agresiv ndaj Prishtinës në një kohë kur s’janë krijuar ende institucionet e reja është një shpërdorim diplomatik, por sipas tij i qëllimshëm.

E sipas analistëve politikë, ky është një sinjal alarmues për Kosovën, pasi sipas tyre, presidenti aktual, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e planeve të rrezikshme për Kosovën.

"Marrja apo në mënyrë që ta ketë një lloj imuniteti për veten e tij në raport me Gjykatën Speciale, e ka quar presidentin aktual Hashim Thaçi që të jetë pjesë e projekteve dhe planeve të rrezikshme për Kosovën, siç ishte plani për ndarjen në vija etnike të territorit të Kosovës në emër të të ashtuquajturit korigjim kufijsh si marrëveshje finale me Serbinë", tha analisti politik, Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, ideja e shkëmbimit të territoreve iu është transmetuar edhe në Ëashington, ku Rama dhe Thaçi janë munduar të kenë mbështetje të fuqishme.

"Natyrisht se kjo ide nëpërmes presidentit Thaçi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, iu është transmetuar edhe në Ëashington ku të dytë përmes grupeve lobuese të tyre kanë tentuar që të marrin mbështetje të fuqishme nga administrate amerikane për planin e tyre, të mbështetur edhe nga presidenti serb Vuciq dhe pala ruse", shtoi Haziri.

Më tej, Haziri deklaroi se pas formimit të qeverisë së re të Kosovës nga partitë e ish-opozitës, LVV dhe LDK-ja, atëhërë kjo qeveri do të ketë përkrahje të madhe nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

"Mbetët që për kundërshtimin e opsionit për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh ta bindin edhe administratën amerikane, duke argumentuar mbi rrezikshmërinë e këtij opsioni jo vetëm për Kosovën dhe mardhënjet shqiptaro-serbe, por një rrezik të madh që paraqet edhe për rajonin në përgjithësi. Dialogu në të cilin proces Kosova do të udhëhiqet nga qeveria e re, shpresoj se ky opsion i korrigjimit të kufijve,i rrezikshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës, nuk do të gjej partner për ta negociuar te pala kosovare, dhe si i tillë edhe nuk do të jetë më pjesë e bisedimeve në tavoline", ka përfunduar Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)