Vendimi amerikan, vjen alarmi i ri për Kosovën dhe Qeverinë e re

  • 13 October 2019 - 07:36
Vendimi amerikan, vjen alarmi i ri për Kosovën dhe Qeverinë e re

“Emërimi i z.Richard Grenell duhet të jetë alarmi i shkallës më të lartë për Kosovën dhe Qeverinë e saj të re, e cila qysh në fillim duhet të di si të sillet, në mënyrë që bisedimet të mos marrin kahje të gabuar, dhe përballojë pa pasoja për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha Qarri.

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin Hashim Thaçi, karshi Gjykatës Speciale.

Image
Gani Qarri

Ai ka potencuar se një presion i tillë agresivë ndaj Prishtinës në një kohë kur s'janë krijuar institucionet është shpërqendrim diplomatik, por i qëllimshëm sipas tij.

E analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”, tha se ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell pothuajse gjatë gjithë kohës qëndroi në konflikt të ngrirë me gjermanët, dhe tani ka rrezik për Kosovën pasi është emëruar si i dërguar special nga presidenti, Donald Trump në bisedimet me Serbinë.

"Duke pasur parasysh faktin se ambasadori i SHBA, në Gjermani,pothuajse gjatë gjithë kohës qëndroi në konflikt të ngrirë me udhëheqjen gjermane,konflikt i cili u ashpërsua edhe më tepër, pas qëndrimit të Gjermanisë për mosndryshimin e kufijve të Kosovës. Druaj shumë se ish-diplomati amerikan, Daniel Serëer, ka plot të drejtë, kur thotë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin renegat të Kosovës, Hashim Thaçin,nga Gjykata Speciale", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

"Richard Grenell është ambasador SHBA-ve,që nga fillimi i vitit 2018 në Gjermani, diplomat 53 vjeçar që krahas punës së ambasadorit u emërua nga Donald Trump edhe si i dërguar i posaçëm për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, madje sipas mediave amerikane, Grenell pritet të emërohet edhe këshilltar i Trumpit për siguri, në vend të John Boltonit", shtoi ai.

Tutje, Qarri tha se emërimi i tij, duhet të jetë alarm për Kosovën dhe Qeverinë e re.

"Emërimi i z.Richard Grenell duhet të jetë alarmi i shkallës më të lartë për Kosovën dhe Qeverinë e saj të re,e cila qysh në fillim duhet të di si të sillet,në mënyrë që bisedimet të mos marrin kahje të gabuar,dhe përballojë pa pasoja për popullin dhe shtetin e Kosovës, ofensivën e një njeriu kaq të fuqishëm, kur në realitet as që dihet, se çfarë në të vërtetë po zhvillohet ne prapaskene përderisa vendi është ende pa qeveri Kjo edhe për faktin se kuislingu Hashim Thaçi po e shfrytëzon në maksimum këtë kohe për realizimin e planit te tij me Vuçiqin, ndaj Qeveria e re, duhet të jetë ajo e cila do te dijë, mundet dhe arrij ta pengoje përfundimisht realizmin e aventurës Thaçi-Vuciq, e cila nuk është asgjë tjetër përveçse projekt renegat për ndarjen e vendit dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës", përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)