Policia britanike mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës, ja koka e trafikut në Londër

  • 13 October 2019 - 07:59
Policia britanike mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës, ja koka e trafikut në Londër

Policia angleze u ka dërguar mesazh 2,000 klientëve të një bande shqiptare, e cila furnizonte me kokainë persona që punojnë në qendrën financiare të Londrës, ku edhe u ka ofruar mbështetjen e saj.

Numrat e celularëve të “viktimave” u gjetën pas sekuestrimit që iu bënë telefonave të anëtarëve të bandës në fjalë, shkruan “Daily Mail”.

Në mesazh, ndër të tjera shkruhet se, tregtarët e drogës, që u “shërbenin” klientëve përmes telefonit, ishin arrestuar dhe se ata po kontakoheshin për t'ju ofruar ndihmë.

Dy drejtuesit e bandës, Bledar Ponari, 28 vjeç (në foto e mëposhtme) dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç, kishin mbi tetë korrierë, të cilët shisnin në zonën financiare të kryeqytetit britanik.

Policia e Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144,000 £, dokumente të rreme identiteti dhe 20,000 £ cash. Ata janë dënuar me 25 dhe 64 muaj.

Detektivi Konstable Lee Johnson, i cili drejtoi hetimin që zgjati 8 muaj, është shprehur se njerëzit që merrnin drogë nuk ishin të vetëdijshëm se po ushqenin krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.

(Kosova Sot Online)