Zaev i bindur për hapjen e negociatave: Është koha që BE të mbajë fjalën

  • 13 October 2019 - 08:43
Zaev i bindur për hapjen e negociatave: Është koha që BE të mbajë fjalën

“Është koha që BE të mbajë fjalë. Ne e meritojmë këtë. Jam i bindur se Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor do të sjellë vendimin e shumëpritur për fillim të bisedimeve me vendin”.

Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, duke shtuar se është i vetëdijshëm se nga 18 tetori vendi nuk do të jetë anëtare e plotë e BE-së. Sipas Zaev qeveria maqedonase është në pritje që të hedh hapin e radhës.

“Jemi të bë bindur se ajo është rrugë, se është proces në të cilin duhet të kalojmë. Presim që ta bëjmë hapin e ardhshëm, kjo është fillimi i bisedimeve, hapjen e kapitujve për fondet që të vazhdoj transformimi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona”, tha Zaev.

(Kosova Sot Online)