Foto pikëlluese: Nëna ndan fotot e djalit të saj para dhe pas përdorimit të drogës

  • 13 October 2019 - 09:09
Foto pikëlluese: Nëna ndan fotot e djalit të saj para dhe pas përdorimit të drogës

Një postim pikëllues në rrjetin social Facebook, një nënë ka ndarë disa foto të djalit të saj para dhe pasi që është bërë i varur nga droga, konkretisht nga heroina.

Pasi që u bënë javë të tëra që nuk kishte dëgjuar nga djali i saj, Jennifer Salfen-Tracy, i ndau fotografitë e djalit të saj për të treguar ndikimin e drogës që kishte pasur tek ai për vetëm 7 muaj.

Në postim nëna i ka bashkangjitur dy fotografi, e para që e shihni më lartë e tregon djalin e saj në një gjendje tejet të mirë dhe të shëndetshme duke buzëqeshur para pemës së krishtlindjeve.

E dyta, do ju lë pa fjalë, më një ndryshim shokues. Cody duket i tmerrësisht keq.

Nëna e saj ka shpërndarë më herët këtë foto duke shkruar “Nëse dikush e ka parë në Las Vegas, ju lutem të më shkruani”.

(Kosova Sot Online)