Ish-deputeti pyet nëse si masë reciprociteti do t’i dërgohen Serbisë edhe zarfe të helmuara

  • 13 October 2019 - 13:08
Ish-deputeti pyet nëse si masë reciprociteti do t’i dërgohen Serbisë edhe zarfe të helmuara

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas lajmit se 26 kosovarë janë helmuar në Qendrën e Numërimit të votave për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nitaj ka pyetur nëse duhet t’i dërgohen Serbisë zarfe të helmuara si masë reciprociteti.

“Ky është reciprociteti me Serbinë! A t’ia u çojmë edhe ne do zarfe të me vota të helmuara”, ka shkruar Nitaj në Fecebook.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar. 

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit. Policia është njoftuar për rastin.

(Kosova Sot Online)