Helmimi ndodhi në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës, aty ku po verifikohen votat e serbëve

  • 13 October 2019 - 13:58
Helmimi ndodhi në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës, aty ku po verifikohen votat e serbëve

Rreth 26 persona dyshohet se kanë marrë alergji në duar gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

Valmir Elezi, zëdhënësi për media nga KQZ, ka bërë se kjo nuk ka ndodhur në QNR por në hapësirën e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues”.

“Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë Elezi për media.

Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

“Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar Elezi.

(Kosova Sot Online)