KQZ pa detaje rreth helmimit të zyrtarëve të saj

  • 13 October 2019 - 14:26
KQZ pa detaje rreth helmimit të zyrtarëve të saj

Përfaqësues të KQZ-së nuk kanë dhënë detaje rreth helmimit të zyrtarëve të tyre, por kanë thënë se prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

“Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit. Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)