Gjuriq reagon pas helmimit/ Po përgatitet manipulim me votat e serbëve

  • 13 October 2019 - 14:46
Gjuriq reagon pas helmimit/ Po përgatitet manipulim me votat e serbëve

Pas helmimit të zyrtarëve kosovarë nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia, Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka thënë se është duke u manipuluar me votat serbe.

Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen siç ka thënë ai ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka thënë Gjuriq. 

(Kosova Sot Online)