Paralajmëron politikanja serbe: Jeta e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të jetë në rrezik

  • 13 tetor 2019 - 22:30
Paralajmëron politikanja serbe: Jeta e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të jetë në rrezik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për deputet nga radhët e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar se jeta e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetares të LDK’së, Vjosa Osmani, mund të jetë në rrezik.

Image

Trajkoviq, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”, ka thënë Trajkoviq për Fonet.

“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkoviq.

Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar.

Kur thotë kështu Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar krimin, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”.

E pyetur sesi do të ndikojë fitorja në zgjedhje e Kurtit në jetën e serbëve në Kosovë, Trajkoviq tha se luftimi i kriminalitetit do të sillte lehtësim edhe në jetën e vetë serbëve.


(Kosova Sot Online)